Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NDODH EDHE KËSHTU – Prej 21 vitesh lumi Buna nuk ekziston në Shkodër, poshtë urës ka një…shesh…

ShkodraWeb 30 September, 2022
ura bunes vjeter sot

Mund të duket e pabesueshme apo edhe qesharake por që nga viti 2001 poshtë urës së vjetër të Bunës rezulton që të jetë shesh pa lumin Buna. Prej 21 vitesh lumi Buna është zhdukur në hartat e hipotekës së Shkodrës dhe poshtë urës së vjetër rezulton një shesh.

Disponojmë kartelën e pasurisë së paluajtshme ku poshtë urës së vjetër të Bunës në dokument në vend të lumit Buna është shesh. Në fakt lumi Buna ka mijëra vite ekzistencë por prej 21 vitesh ujë poshtë urës së vjetër në letrat hipotekore është zëvendësuar me një shesh.

Regjistrimi i fundit i përket datës 18 mars 2001 ndërsa regjistrimi fillestar është i vitit 1886, vit kur nisën punimet për ndërtimin e urës së Bunës e cila sot është monument kulture dhe përdoret vetëm nga këmbësorët. Ky problem ka dalë rastësisht.

Shkak është bërë dëmtimi i dërrasave të urës së vjetër të Bunës dhe nevoja për të ndërhyrë për riparimin e saj nga drejtoria rajonale e kulturës në Shkodër e cila ka aplikuar në hipotekë për pronësinë si dokument i nevojshëm por është pamundur që të ndryshohet dokumenti i pronësisë nga hipoteka sepse nevojitet një Vendim i Këshillit të Ministrave dhe deri atëherë, ura e vjetër e Bunës do vijojë që në dokumente të jetë një shesh pa lumin Buna poshtë saj që rrjedh aty prej mijëra vitesh.

Po ashtu pa dokumentin e pronësisë të ndryshuar, drejtoria rajonale e kulturës e ka të pamundur që të bëjë riparimin e urës së vjetër të Bunës për zëvendësimin e dërrasave të kalbura të cilët në gjithë gjatësinë e kësaj ure kanë pësuar çarje duke u kthyer në një rrezik për këmbësorët. Dërrasat e kësaj ure janë kthyer në një shqetësim për kalimtarët të cilët ndjehen të rrezikuar se mund të bien brenda…

Edhe turistët e huaj shprehen se ura e vjetër e Bunës duhet që të riparohet sa më shpejt…

“Duhet që të riparohet. Është një urë e bukur dhe nuk duhet të lihet kështu. Po them se është e rrezikshme që të ecësh në të dhe duhet riparuar sa më shpejt”.

Një shqetësim janë edhe mbeturinat tek ura e vjetër e Bunës që kërkohet të pastrohen…

Ura e Bunës është një urë mbi lumin Buna në Shkodër. Ura është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi. Ura u projektua nga inxhinieri turk Ali Beu. Ura e vjetër e Bunës është monument kulture i kategorisë së II, që nga viti 2010. Në vitin 2011, pas ndërtimit të Urës e re e Bunës, në urën e vjetër lejohen vetëm këmbësorët. Para pak vitesh kjo urë u riparua nga Ministria e Mbrojtjes por është dëmtuar sërish dhe kërkohet ndërhyrje emergjente.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Kryetari i Bashkisë Vau Dejës vjedhje spektakolare”, PD nuk i ndahet Mark Babanit, publikon faktet…
Artikull pasardhës: “1 minutë mbi Shqipëri, 6 milion euro”, astrofizikantja e njohur shkodrane tregon të vertetën e satelitëve të Ramës

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.