Kryeminstri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm, në formën e urimit të përditshëm, një video për transformimin që pret nyjen e Milotit. Postimin e tij shefi i qeverisë e ka shoqëruar edhe me një tekst, ku flet për rëndësinë që do të ketë ky projekt. “Miremengjes dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjes së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan kryeministri i vendit.
Shefi i qeverisë ndalet në Milot, pa dhënë ndonjë sqarim për vijimin e këtij aksi drejt Shkodrës. Pavarësisht se është folur shpesh, akoma nuk ka diçka konkrete, përfundimtare të shpallur për kthimin e aksit Shkodër- Milot në autostradë të mirëfilltë.