Ish- kryeministri Sali berisha është treguar mjaft i ashpër me pasardhësin e tij Edi Rama. Në një shënim në Facebook, ish- shefi i ekzekutivit ka komentuar pjesëmarrjen e Ramës në samitin e NATO-s. Berisha shkruan:
“Edvin Kristaq Rama me i diskretituari ne Samitin e NATO-s!
Te dashur miq, Edvini ishte ne Samitin e NATO-s njeriu me i diskretituar. Ai shkoi aty jo vetem si Noriega i Europes por dhe si njeriu qe protestoi me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO dhe uli nga 2.21% qe ishin para vitit 2013 ne ne 1.1% buxhetin per NATO-n.
Ne Samit atij i refuzuan 7 takimet e kerkuara me lideret e 3 vendeve te tjera. Per te mbuluar sadopak diskretitimin e tij te plote, lepihej dhe perpiqej te nxirrte ndonje foto nga Samiti per te mashtruar publikun me takime qe nuk ndodhen kurre! sb”.
Shënimin e tij, Berisha e ilustron edhe me një foto që tregon buxhetin e vendeve antare të NATO-s për ushtrinë.