
Kryeministri Edi Rama po vijon një takim disa ditor me kryebashkiakët e vendit. Ai i ka thirrur ata në Pogradec dhe sipas qarqeve, kryebashkiakët e vendit po raportojnë para shefit të ekzekutivit.
Pas shpinës së kryeministrit Rama, shfaqet një poster me logon e PS- së siç edhe sigla hapëse e transmetimit live në rrjete sociale e këtij takimi evidenton qartas se është një takim politik.
Para kryeministrit, në këtë rast edhe kryetar i PS- së, Edi Rama, kanë raportuar sipas qarqeve 60 kryebashkiakë, të gjithë socialistë, që qeverisin po kaq bashki nga 2019. Natyrshëm, mungon në këtë takim më shumë partiako- politik, Bardh Spahia, kryebashkiaku i Shkodrës.
Ditën e sotme, si qarku i parafundit, kanë raportuar 4 kryebashkiakët e Qarkut Shkodër: Tonin Marinaj i Malësisë së Madhe, Gjon Gjonaj i Pukës, Fran Tuci i Fushë Arrëzit dhe Mark Babani i Vau- Dejësit.
Ata kanë prezantuar çfarë kanë bërë për territorin e tyre gjatë viteve të mandatit, ndërsa kryebashkiaku Marinaj ka bërë një deklaratë të fortë. Në prani të Ramës dhe minsitrave, Marinaj ka mohuar se Bashkia Malësi e Madhe është me borxhe, duke hedhur poshtë edhe një raport të ministrisë përkatëse të disa ditëve më parë.