Nicola Zingaretti, guvernatori i rajonit te Lazios dhe kreu i PD-se, ne Itali, ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Njoftimi e ka bere vete ai, permes nje mesazhi te shperndare ne rrjetet sociale, te cilit i referohet edhe Ansa.
Ne një video në mediat sociale ai sqaron: “Mjekët më thanë që jam pozitiv për Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj punen qe duhet te bej. Guxim për të gjithë dhe do te shihemi ë shpejti!”