NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – Komuniteti Rom në Shkodër sfidon edhe virusin, ceremoni dasme në kampin afër Urës së Bunës

E gjithë bota prej shumë javëesh, është përfshirë nga frika e pandemisë së virusit korona. Masat drakoniane janë vënë në zbatim nga 9 marsi 2020edhe në Shqipëri. Policia e madje Ushtria janë në rrugë për të monitoruar kufizimin e lëvizjeve dhe distancimin social. Por duket se kjo atnosferë nuk është në komunitetin Rom në Shkodër, e më specifikisht, tek ai në kampin në afërsi të Urës së Bunës.


Kameramani Mark Gjeka ka fiksuar disa pamje jo të zakonta. Një dasëm e vertetë apo improvizim i një dasme në këtë kamp, e vështirë të thuhet, por pamjet tregojnë një nuse që futet në këtë kamp. Jo vetëm kaq, por ka gaz, hare, këngë e valle. Qerasen, siç e do tradita të pranishmit, me karamele e llokume.

Kameramani ka qenë pjesë e grupit të Bashkisë së Shkodrës, e cila vazhdon të mbështesë këtë komunitet me ndihma ushqimore dhe materiale higjienike edhe këto ditë, ashtu siç bën gjatë gjithë vitit. Pamjet më poshtë, nuk kanë nevojë për shumë koment por mbase është momenti që Policia e Ushtria të jenë më shumë të pranishme edhe në këtë zonë të Shkodrës. Edhe pse deri në këto momente, nuk ka informacion për infektim të pjestarëve të këtij komuniteti. /ShkodraWeb Media/

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!