VIDEO – “Kjo është ulëritëse dhe tronditëse”, Presidenti Meta për aferën e inceratorëve: Qytetarja firmosi 5- 6 mln euro e vdekur

Presidenti i vendit e cilësoi aferën e inceneratorëve si një babëzi të shekullit. Përmes një deklarate për media nga Institucioni i Presidencës, kreu i shtetit tha se ditën e djeshme u zbulua dhe një rast tjetër skandaloz në lidhje me inceneratorët, ku transaksione prej 5 deri në 6 milionë euro ishin kryer në emër të një gruaje që ka ndërruar jetë 5 vite më parë.

“Ndërsa lajmet e fundit që dolën edhe dje, ku përveç pensionistëve që janë në azile që figurojnë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 milionë euro, çobani me rrogë 300 euro në Greqi, rezulton gjithashtu me veprime të pakryera nga ai me miliona euro këtu.


Për fat të keq për të kuptuar dramacitetin e kësaj babëzie që është babëzia e shekullit, dje u zbuluan dhe fakte për një qytetarë të ndjerë, e cila ndërroi jetë 5 vite më parë, në emër të së cilës janë kryer transaksione me vlerë 5- 6 milionë euro.

Kjo është ulëritëse dhe tronditëse. Një shtet që thotë se nuk kemi çfarë t’i bëjmë zjarrit se s’kemi lekë për helikopter.”, tha Meta.