Administratori i KESH zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër ku i prezantoi dy projektet e rëndësishme të realizuara nga Korporata, impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës dhe impiantit fotovoltaikut në digën Qyrsarit.
Sipas Becit kjo është një mundësi e mirë që këto nxënës që të njohin procesin nga fillimi i krijimit të këtyre dy projekteve dhe të jenë aty, si pjesë e praktikave mësimore dhe më pas të vënë në zbartim atë ç’ka do mësojnë.
Ishte kjo dhe arsyeja e bashkëpunimit të KESH me shkollën profesionale në Shkodër e cila u finalizua me një marrveshje mes palëve.
“KESH-i si korporata më e madhe në rajon ka përveçse detyrën për të prodhur ka dhe detyrën që të krijojë dhe mundësi për tregun e punës, kjo është një marrëveshje që ka të bëjë në fakt me lidhjen e shkollave profesioanle të Shkodrës, me studentët dhe me nxënësit të cilët që në këtë fazë do të jetë e mundur të kenë mundësi të bashkëpunojnë, të trajnohen, të mësojnë dhe gjatë proçesit të punës që bëhet sot në Korporatë.
Marrëveshja në thelb presupozon një mundësi të shkëmbimit të informacionit po ashtu dhe të mësimdhënies nga profesorët nga inxhinierët tanë për shkollla profesionale. Njekohësisht përgatitja e një laboratori për shkollën profesionale dhe njëkohësisht një impiant fotovoltaik në Shkollë”, shton kreu i KESH.
Ndër të tjera Beci shton se në filozofinë e Kesh-it, është të trajnojnë nxënësit dhe të hapin tregun e punës në Shkodër kryesisht në funksion të Korporatës e cila ka nevojë gjithmonë e më shumë për njerëz të aftësuar mirë.
Përsa i përket projekteve të impianteve fotovoltaikë, Beci sqaron se është hera e parë që KESH- i bën një investim në rritjen e kapaciteteve prodhuese të sajë që janë këto dy impjante fotovoltaike në funksion të strategjisë të diversifikimit.
“Sot prezantuam 2 (dy projekte të reja të KESH- it që janë implementim e sipër që është fotovoltaiku impianti i fotovoltaikut lundrues në Vaun e Dejës dhe impianti fotovoltaikut në Vaun e Dejës. Nëpërmjet këtij informacioni dhe diskutimi me inxhinierët tanë dhe nxënësit të shprehin inetresate tyre dhe njëkohësisht të rritet sensibiliteti i tyre për energjinë për diversifikimin e energjisë. Është e rëndësishmë që të kuptojmë të realizojmë faktin ose të ulim impaktin ose varësinë e lartë që ka prodhimi i energjisë elektrike vetëm nga moti.
Diversifikimi që bëjmë tashtë me teknologjitë e reja të fotovoltaikëve jep mundësi që të kemi një pavarësi më të lartë të prodhimrit nga moti. Dy projektet që ne po investojmë janë me fuqi rreth 18 mgwh njëri është rreth 5 mgwh dhe tjetri 13 mgwh të cilët do ti japin mundësi të shtohet prodhimi edhe nëpërmjet fotovoltaikëvë”, shprehu Beci.
Këto dy investime të cilat njëri prej tyre financohet nga buxheti i KESH-it dhe tjetri është me një projekt të BERZh-it ,parashikohen të realizohen ,të fillojnë në këto dy muajt në vazhdim që të fillojnë të dy projektet dhe brënda vitit 2021 dhe deri në vitin 2022 ti kemi të përfunduar të dy projektet.