Në 13 ditë janë vaksinuar 945 persona personel shendetësor në Qarkun e Shkodrës. Shifrën e ka publikuar drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës Ilir Beqaj, përmes një publikimi në Facebook. Duke specifikuar shifrat, Beqaj bën me dije se janë vaksinuar 207 mjekë dhe 738 infermierë, teksa shton se puna vazhdon.
“9️⃣4️⃣5️⃣ vaksinime për vetëm 13 ditë për stafet mjekësore të Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe, Fushë Arrëz-it dhe Vau të Dejës.
💉 ishin të parët mjekët dhe infermierët ato që morën dozën e parë të vaksinës si vija e parë në këtë luftë me armikun e padukshëm 🦠.
🧪 u vaksinuan 2️⃣0️⃣7️⃣ mjekë dhe 7️⃣3️⃣8️⃣ infermier 🌻
✅Puna vazhdon
#shkodrabuzëqesh
#ShqipëriaBuzëqesh 🌻”, shkruan Ilir Beqaj në publikimin e tij në Facebook. /ShkodraWeb Media/