![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2021/04/urim-pashke-2021-ernest-troshani.jpg?x28643)
Kardinali i vetëm shqiptar Ernest Simoni Troshani, nuk ka munguar as në këtë vigjilje të Pashkëve të përcjell mesazhin e tij. Përmes një video të shkurtër në rrjetet sociale, Kardinali shqiptar ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë festë të madhe.
Si zakonisht, ai ka thënë disa fjalë edhe për mesazhin që përcjell festa e Pashkëve. “Njerëzit kanë nevojë për shpresë për amëshim, jeta tokësore është kalimtare”, ka thënë kardinal Ernest Troshani në mesazhin e tij me rastin e festës më të rëndësishme të krishterëve në mbarë botën.