Kryeministri i vendit Edi Rama në videomesazhin e urimit për fundvit nuk i ka kursyer edhe disa fjalë për veten e tij.
“Unë nuk jam i rënë nga qielli. Nuk kam menduar se jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta se jam me i gjatë se ju. Jam më i gabueshëm sesa ju, kjo edhe për shkak të detyrës, pasi më duhet të marrë më shumë vendime se ju, por asnjëherë nuk e kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm.
Kush punon me mua e di se unë nuk këmbngul ndonjëhertë në një rrugë të gabuar. Nuk e kam të vështirë të kërkoj ndjesë. Mbase e kujtoni që kam kërkuar edhe ndjesë publike kur është dashur.
Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, ka edhe prtemtime që nuk i kam bërë dot, por nuk kam bërë premtime që nuk i mbaj dot. Kurrë! Nuk jam nga soji i politikanëve që gënjejnë për vota”, tha Rama.