
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin humoristik “Portokalli”, ku shoqërohet nga dy policët më të famshëm në Shqipëri, Shef Kola dhe Shef Fatmiri, të luajtur nga aktorët Florjan Binaj dhe Irgen Çela. As në këtë skenë, nuk mungoi pyetja drejtuar deputetit socialist se pse nuk mori asnjë post nga qeveria “Rama 2”. Mes humorit, Tahiri dha përgjigjen e tij: “Nuk më hoqën, por si çdo gjë, edhe kjo kishte një fillim dhe një fund”.
“Nuk më hoqën nga puna, unë vazhdoj të jem në punë, dhe ia dal gjithnjë vetë,” tha ish-ministri ndër të tjera.
https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10214898228829621/