Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Politika

VIDEO – “I kam borxh Shqipërisë”, Ilir Meta mesazh Ramës nga Malësia e Madhe: Shumë shpejt kjo farë e keqe do marrë…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Presidenti, Ilir Meta, përsëriti nga Shkodra apelin drejtuar qeverisë për reflektim dhe zbatim të marrëveshjes së 5 qershorit. Në të kundërt, Meta paralajmëroi se Presidenti dhe as shqiptarët nuk mund të pranojnë poshtërimin nga një sekt si Rilindja.

Meta: Do zoti Tao president të unitetit, të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk duan ta respektojnë, pastaj Presidenti do të jetë i gjithë shqiptarëve dhe gjithë socialistëve që nuk mund të pranojnë këtë lloj poshtërimi nga një sekt. Shqipëria do të ketë vetëm një Rilindje, Rilindjen Kombëtare të Luarasit. Shumë shpejt kjo farë e keqe që shpiku këtë lloj rilindje do të marrë përgjigjen. Shpresoj në reflektim dhe thellim.

I pyetur nga gazetarët nëse Presidenti ka një plan për rrëzimin e qeverisë, Meta u shpreh:

Meta: Qeveria është rrzuar prej kohësh por ju ose nuk e shikoni apo nuk doni ta shikoni. Ka zero legjitimitet. I ka vërë kazmën marrëveshjes së 5 qeshorit, kujton se me presione, blerje dhe frikësime do mund të minimizojë humbjen e vet.Unë jam me 5 qershorin.

Meta mohoi që ai po sillet si kandidat për kryeministër.

Meta: Unë jam president, do ti dal për zot shtetit. Këto janë gjërat më të parëndësishme si politikan. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar që gjysma e rrugëve janë bërë atëherë. Nuk kam këtë shqetësim, kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte me patjetër të bëhej president. Nuk jam i penduar. Me hir a me pahir, do ti çelim negociatat dhe çdo pengese do ti vëmë shkelmin. Me çështjet e demokracisë nuk bëj asnjë kompromis. Për integrimin, Shqipëria nuk është vonuar në asnjë lloj momenti nga Ilir Meta.

Presidenti tha se të vetmin borxh që i ka Shqipërisë është të kthejë sundimin e popullit përmes referendumit. Sa i takon gatishmërisë së Ramës për tu përballur me të në debat, ai u shpreh.

Meta: Me gjithë qejf, po e pres që tani.

Sakaq presidenti i adresoi mazhorancës disa pyetje në përgjigjë të akuzave të eksponentëve të saj tij përgjatë ditëve të fundit.

Meta: Kam unë një pyetje. Pse janë kundër 5 qershorit, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pse janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës me deklaratat e telekomanduara në kuvendin e Kosovës të tij se do të kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë se nuk ka nevojë të kemi më një Kosovë të pavarur dhe njohjen e mëtejshme të saj. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës?

Pas disa muajsh, pse tërhiqen? Sepse do të provoheshin përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Harruan socialistët që patën një rol historik për pavarësimin dhe lirinë e Kosovës. Presidenti ka qenë, është dhe do të jetë i popullit, interesit kombëtar, i Kushtetutës. Thonë se presidenti po dëmton Shqipërinë, jashtë. Kam një pyetje. Kush i ka çuar çështjet në Venecia, presidenti apo pseudomazhoranca? Dy herë shkelësit dhe shkatërruesit e Shqipërisë e çuan Presidentin atje ngaqë kanë qenë të suksesshëm me blerjen e disa ndërkombëtarëve, menduan se do të blejnë një opinion gjysmak.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: DOKUMENTI – Emërohet drejtori i ri i IKMT- së Shkodër, zëvendëson paraardhësin e komanduar…
LAJM PAS: “Presidenti po rrëkëllen rakinë e marrëzisë”, Spiropali komenton dekorimet e Metës në Koplik: Parashikoj që më 25 prill do…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 28 janar 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.