VIDEO – Gjendet e pajetë në breg të detit një grua rreth 50 vjeç, ishte e vetme në plazh…

Një pushuese rreth 50-vieçe ende e paidentifikuar, ka humbur jetën në bregdetin e Shëngjinit.

Gruaja është gjetur pa shenja jete nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjere.


Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore për percaktimin e shkakut të vdekjes

Bëhet me dije se viktima ishte e vetme në plazh, ndërsa me çeshtjen po merret tashmë edhe policia.