Më 13 shtator do të mbahet protesta e parë e Partisë së Lirisë. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i PL Ilir Meta në konferencën e ditës së sotme për gazetarët.
Meta u shpreh se protesta e parë do të mbahet pikërisht pasditen e kësaj date në orën 18:00 përpara Inceneratorit të Tiranës.
Ilir Meta: “Protestën e parë Partia e Lirisë do ta organizojë pas një jave në orën 18:00 te incineratori i Tiranës. Për këtë çështje do të bëjmë edhe veprime të tjera. Jemi të vendosur të godasim këtë skemë mafioze që shkatërron shëndetin e qytetarëve. Jo vetëm ata, por edhe tokën e ujin dhe të gjitha pasuritë e tjera mbi bazë të të cilave ata jetojnë.
Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh. Kur kjo ndodh në mes në Shijak, në mes të Tiranës dhe Durrësit në sezon turistik, mendoni se çfarë mund të ndodhë në bashki të tjera që janë larg vëmendjes së mediave.”.
Kreu i PL-se, Ilir Meta tha se gjithkush eshte i ftuar te mare pjese, por ne radhe te pare qytetaret qe vidhen.
“Ne i konsiderojmë këto protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve. Këtë rast kemi marrë ne iniciativën, se jemi marë gjatë me çështjen e inceneratorëve. Të gjithë janë të mirëpritur në radhe të parë qytetarët se janë taksat e tyre që vidhen.
Protesta e pare e Partise se Lirise, ne 13 shtator, ora 18:00, ne inceneratorin e Tiranes, “kryevepren” e korrupsionit te Qeverise. Ftojme te gjithe qytetaret”, tha Meta