
“Fists of fire”, ka shndërruar pallatin e sportit “ë të madhe sportive në titujt kampionë të boksit. Dy ish kampione bote në boks kanë qënë të ftuar të kësaj nate kampionësh, ndërkohë që në ringun e ngritur në pallatin e sportit të Shkodrës kanë garuar sportistët shkodranë të cilët arritur edhe rezulatet e tyre pozitive përballë pretendentëve për tituj kampion.
I pranishëm në këtë event madhështor, ka qënë edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili nga ringu ka dhënë edhe një lajm të mirë për Shkodrën sportive, në 2025-ën Shkodra do të jetë Qyteti Europian i Sportit.
“Fists of Fire”, aktiviteti me i madh dhe me i bukuri i zhvilluar deri me tani per boksin ne vendin tone, gjithçka fale organizimit perfekt te promotoreve Mondi e Gjovalin Ndou dhe Melser Abdylit, të cilët kishin investuar shume per te bere kete aktivitet ne qytetin e tyre te lindjes ne bashkepunim edhe me Bashkine e Shkodrës.
Tete ndeshjet e kesaj mbremje kane dhuruar shume emocione per te pranishmit e shumte qe kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Nuk kane munguar te jene prezent edhe kryebashkiaku Benet Beci, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopulli, deputetet e parlamentit shqiptar si dhe te tjere personalite.
Ne ndeshjen e trete ne ring eshte ngjitur shkodrani Bekim Vjerdha ne te paren ndeshje te tij ne boksin profesionist teksa ka triumfuar per terheqje te kundershtarit, pikerisht te Aleksandar Kuvac. Seria e fitoreve te boksireve tane ka vijuar me ate te shkodranit tjeter Senad Drini ndaj Nkululeko Mhlongo.
Edhe Gelian Rajku ka qene i suksesshem duke arritur fitoren ndaj Kabilu Towolawi duke i lene me pas vendin tre ndeshjeve te fundit per tituj te rendesishem ku nder ta i pari qe eshte ngjitur ne ring ka qene shkodrani Arjon Kajoshi. Ai eshte ndeshur me Orien Padilla duke e detyruar te terhiqet para kohe dhe si rrjedhoje Kajoshi ka merituar titullin “World Super Middle” te federate Boterore WBF.
Nderkohe shkodrani i mirenjohur Nelson Hysa ka mbrojtur titullin “WBF Intercontinental” duke triumfuar ndaj Lukas Ndafoluma. Ndeshja permbyllese e kesaj mbremje ka qene ajo e dy boksiereve te huaja, gjermanes Ikram Kerwat dhe kolumbianes Diana Ayalab. Pas nje lufte te forte sportive me 10 raunde, me pike ka triumfuar Kerwat duke marre titullin e “WBF Title”.