![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/02/shirit-drita-velipoje-2023-1024x537.jpg?x28643)
Një fenomen i çuditshëm është verifikuar mbrëmjen e sotme në Velipojë. Papritur në qiell është shfaqur një shirit dritash të cilat qendronin thuajse statike.
Nga video e dërguar në ShkodraWeb, e filmuar nga banorë të zonës, shihen dritat në një varg të gjatë.
Pas rreth 3-4 minutave, si me buton, dritat në qiell janë fikur dhe duke u zhdukur nga pamja.
Nuk është e qartë se çfarë janë këto drita por një nga hamendësimet mund të lidhet me Starlink- un e Elon Musk për sistemet e internetit.