VIDEO – Elseid Hysaj “i vë kapak” polemikave me tifozët, shënon super gol në miqësore me Lazio- n…

“Kritikat” e tifozëve duket se i kanë bërë mirë mbrojtësit të kombëtares Elseid Hysaj. Ai ka realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të, në miqësoren që skuadra e Lacios ka zhvilluar ndaj skuadrës modeste të Belluno. Shqiptari merr me grintë topin në zonën e rreptësisë, shkon në fundore dhe godet fuqimisht drejt portës me të majtën.

Topi u përplas fillimisht në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë. Hysaj realizoi golin e katër për të tijtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 7-0 në favor të ekipit kryeqytetas.

Vlen të përmendet se Hysaj nuk e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën e tij të re te Lacio. Ai u akuzua nga tifozët për këndimin e këngës “Bela Ciao”, që sipas tyre është një këngë fashiste dhe lidhet më shumë me rivalët e kryeqytetit, Romën.

Pavarësisht tensioneve të tifozëve, që shkuan deri aty sa kërkuan largimin e tij, shokët e ekipit të shqiptarit, klubi lacial, por jo vetëm, i kanë dalë në mbrotje, duke shprehur hapur mbështetjen në këtë moment të vështirë për të.