VIDEO+EMRI – Humbi jetën në aksidentin tragjik, 58 vjeçari udhëtonte me të birin në “Land Rover”- in e shkatërruar…

Zbulohen të tjera detaje nga aksidenti i frikshëm që ndodhi sot pasdite në Rrugën e Kombit. Raportohet se viktima është shtetasi nga Kosova, 58-vjeçari Hysen Saitaj.

I ndjeri po drejtonte mjetin tip “Land Rover” me të cilin po udhëtonte së bashku me të birin. Automjeti është përplasur fuqishëm me një autobus pasagjerësh, përplasje e cila rezultoi fatale për 58-vjeçarin që gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkaq i plagosur mbeti edhe i biri, i cili u transportua menjëherë për të marrë mjekim në Spitalin e Rrëshenit.

Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët e autobusit nuk kanë marrë lëndime. Siç mund të shihet nga këto pamje mjeti “Land Rover” është shkatërruar plotësisht nga përplasja, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pësuar edhe autobusi.