
Është prezantuar zyrtarisht kryetari i Partisë Socialiste në Bashkinë Malësi e Madhe, Lulzim Zaraj. Drejtuesja e PS- së së Qarkut Shkodër, njëkohësisht edhe ministrja e Sipërmarrjes Edona Bilali tha se tashmë fokusi është të përzgjedhja e kandidatit të PS për Bashkinë Malësi e Madhe në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Kryetari i PS për Malësinë e Madhe, Lulzim Zaraj, tha se objektiv është vetëm fitorja e socialistëve në zgjedhjet e vitit 2023.
Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, teksa i uroi fitoren kryetarit të ri tha se kjo forcë politike është e hapur për të gjithë.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të prezantohen edhe kryetarët e rinj të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!