
Kryetari i PD-së Sali Berisha të enjten para se të hynte në sallën e Parlamentit, u takua me deputetin socialist të Qarkut Shkodër Paulin Sterkaj, dhe duket se akuzat e vjetra janë lënë mënjanë.
Kujtojmë se rreth shtatë vite më parë, pikërisht në vitin 2015, Berisha do të akuzonte në parlament Paulin Sterkajn se po mbillte ara me kanabis dhe se kishte goditur kryetarin e PD-së në Malësi të Madhe.
“Qytetarët e Malësisë së Madhe kanë denoncuar arat e tua me kanabis. Paulin, ke goditur 5 herë me qytë pistolete në kokë kryetarin e PD Malësi e Madhe, Pjerin Spatharin”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!