Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtin të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si “ kreun e KÇK-së”. Me një shënim në facebook, PD ka publikuar një video të kryeministrit Rama, ku thuhet se ai ka dështuar në qeverisjen e vendit.
“Propaganda dhe mashtrimet publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me kr.i.min e organizuar, i jep kr.i.mit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike”, shkruan PD në llogarinë në facebook.