
Besimtarët islamë në Shqipëri dhe më gjërë, përjetojnë sot ditën e fundit të muajit të begatë të Ramazanit. Pas një muaji agjërim, përkushtimit ndaj Zotit, bamirësisë, ndihmës për më nevojtarët, besimtarët muslimanë përgatiten të festojnë Bajramin e Madh ditën e merkurë.
Në prag të kësaj feste, ashtu siç është traditë, myftiu i zonës së Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka përcjellë mesazhin e tij për të gjithë besimtarët. Ai ka vënë theksin në vlerat e evidentuara gjatë këtij muaji nga besimtarët, teksa i ka ftuar të marrin pjesë në ceremonitë e Bajramit të Madhe, të cilat këtë vit, është njoftuar se do të zhvillohen në ambjentet e xhamive dhe jo në shesh.