Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar në facebook një video ku shihet kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në një tryezë festive, bashkë me persona të tjerë. Aludimi i ligjvënësit demokrat është mjaft i rëndë, teksa flet për “fitore zgjedhjesh që festohet bashkë me bandat”. Nuk është e qartë se cilit rast i referohet Salianji, por mbase kërkohet të bëhet lidhje me përgjimet e dala ditët e fundit.
Postimi i Plotë:
Hareja e krimit! Triumfi i së keqes! Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve. Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!