VIDEO – “Çfarë fshihet pas TR 0370 T?”, Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse nuk e ndalon OFL Lincoln-in e blinduar?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar një video në të cilën shfaqet kryeministri Edi Rama që i shoqëruar nga truprojat hipën në një automjet të blinduar.

Bardhi thotë se kjo makinë tip “Lincoln” me të cilin është larguar dje nga PS i përket vëllait të tij Olsi Ramës dhe si i tillë është i paprekshëm nga policia, duke e krahasur ma “Audin” e famshëm të ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai pyet përse OFL nuk e ndalon për verifikim duke e akuzuar për shkelje ligji.


POSTIMI I GAZMENT BARDHIT

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e dr.o.gës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media