Kryeministri Edi Rama ishte sot në Sauk, në shtëpinë e re të Naim Myftarit, familja prej katër anëtarësh e të cilit mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtator 2019. Sot ata kanë banesën e re të rindërtuar nga e para tha Rama, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Veliaj. Kryeministri tha se pas donacioneve të mbledhur në Bruksel, do të niset me rindërtimin e shtëpive në fshat pasi është emergjente për shkak se banorët janë në çadra akoma.
“Të gjithëve do u bëhen një për një, këtyre që janë në fshat një herë të parëve do u bëjmë shtëpitë se janë në cadër, e ata do hyjnë në shtëpi brenda vitit, pastaj këto të qytetit, do i kenë shtëpitë si as në ëndërr nuk i kanë parë”.
Rama nuk ngurroi të bënte edhe batuta.
“Ta mbash mirë se ti pa këtë je si shpia pas tërmetit, me këtë je si shpia e re”, i tha kryefamilarit për të shoqen.
Ndërsa tha se problemi më i madh tani ishin punëtorët për rindërtimin e vendit.
“Jo vetëm që ka punë, me gjithë këtë rindërtim problemi janë punëtorët, do hapen vende pune pafund, duan punë në shtet se e duan rrogën pa punë”.
Një nga pjesëtarët e familjes tha se i afërmi i saj është hequr nga puna në bashki.
“Del PD dhe thotë të mbrojmë…”, tha në një moment Veliaj.
Rama: Ç’e paske këtë PD sot? Lëre tani.
Kryeministri kishte sjellë edhe dy dhurata për më të vegjëlit e shtëpisë: “Këto i keni porosi nga Zaho, po mos i hap”.
“E pac këmbën e mbarë”, i tha kryefamiljari.
Rama: Tani se di, unë të gjatë e kam se di a e kam të mbarë, unë me zemër kam ardhur.