VIDEO – “Bomberi” Armando Broja i pandalshëm, fiton penallti për ekipin e tij Suathempton…

Nuk ka mënyrë tjetër për të ndalur Armando Brojën veçse duke i shkaktuar faull. Dhe te Uest Hem këtë faull e kanë paguar shtrenjtë pasi u ka kushtuar një penallti.

Në minutën e 58 të ndeshjes ndaj West Ham, Broja bëri një nga shpërthimet e tij të zakonshme duke u nisur drejt zonës dhe Douson nuk kishte mënyrë tjetër për të ndalur vrapimin e shqiptarit përveçse duke shkaktuar faull ndaj tij.


Gjyqtari fillimisht bëri shenjë që loja të vazhdonte me një goditje këndi, por më pas u sinjalizua nga VAR për të parë më mirë aksionin.

Aty hoqi të gjitha dyshimet se ishte penallti dhe bëri shenjë nga pika e bardhë. Uard-Praus shënoi penalltinë që kaloi përkohësisht në avantazh ekipin e tij, por shokët e skuadrës më shumë përgëzuan Brojën, i cili vazhdon të jetë vendimtar me lojën e tij edhe kur nuk shënon.