Belgjika ka hedhur sot kandidaturën si një pretendente e mirëfilltë për të fituar Europianin pasi ka mundur me rezultatin 3-0 Rusinë në Shën Petersburg, Skuadra belge, me Lukakun në një formë të shkëlqyer, nuk ka zhgënjyer, duke dominuar e fituar me lehtësi, për të bërë realitet çdo parashikim që ishte bërë për të.
Belgët, edhe pse pa De Bryjn i cili është në fazë rikuperimi nga dëmtimi, diktuan një ritëm loje të shpejtë dhe iu deshën vetëm 10 minuta për të kaluar në avantazh me Lukakun. Dëmtimi i Kastanj bëri që në fushë të hidhej Munie dhe ky u fundit ishte ai i cili dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.
Rusia u përpoq të reagonte, por nuk ia doli në pjesën e dytë të kalonte Kurtua, ndërsa në fund, Lukaku konfirmoi ëdhe një herë formën e tij të shkëlqyer duke shënuar golin e 3-0, për t’u bërë menjëherë golashënuesi më i mirë i Europianit. /vipsport.al/
Belgjikë-Rusi 3-0
10′, 88′ Lukaku, 34′ Munie