Edhe sivjet Bashkia Shkodër ka vijuar traditën e saj. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka shtruar një iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Përveç përfaqësuesve të Myftinisë, autoriteteve vendore e personaliteteve të ftuara, në iftar ishin të ftuar edhe familje në nevojë që trajtohen nga Bashkia Shkodër në qendrat e saj komunitare.
Në një përshendetje të shkurtër kryebashkiakja Ademi ka falenderuar të pranishimit që pranuan ftesën si dhe ka folur për rëndësinë e këtij muaji për besimtarët muslimanë. Muaji i Ramazanit është një mundësi më shumë për të rritur besimin e njerëzve ne mes tyre dhe tek Zoti i gjithëpushtetshëm. Ademi ka uruar që Zoti ua pastë pranuar agjërimin e sakrificën të gjithë besimtarëve.
Imam Muhamed Sytari, myftiu i Shkodrës ka falenderuar kryebashkiaken Ademi për iftarin e shtruar, ndërsa ka thënë se muaji i Ramazanit është shumë i vlefshëm sepse brenda tij është edhe Nata e Kadrit që vlen sa 1000 muaj.