Përfundoi “Agim Tafili” në çiklizëm pas dy ditëve gara. Më të mirët janë nderuar me kupat përkatëse sipas kategorive në një ceremoni të zhvilluar në sheshin para Bashkisë Shkodër.
Më pas, sportistë, trajnerë dhe miq të ftuar, janë pritur në zyrën e kryetares së Bashkisë Shkodër ku është zhvilluar një tjetër ceremoni.
Kryetarja Voltana Ademi ka nderuar me certifikatë “Mirënjohje” legjendat e çiklizmit shkodran dhe shqiptar Sytki Tafili, Ruzhdi Muriqi, Brahim Sykja, Gani Muriqi, Agim Tafili, Fadil Muriqi dhe Leonard Kola.