VIDEO – Atentati ndaj 46 vjeçarit në Shkodër, autorët e ndoqën për 150 meter, ja çfarë u gjet në makinën e djegur…

Të tjera detaje janë zbardhur për atentatin ndaj Bardhok Planit në qytetin e Shkodrës. Sipas News24, autorët dyshohet se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metër dhe më pas e kanë qëlluar.

Ndërkohë në makinën e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur dy armë tip kallashnikov. Po ashtu raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane. Burimet bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku është kryer atentati janë gjetur rreth 40 gëzhoja.


Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel