Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO/ Arkivi Qendror Shteteror i Filmit i besohet nje “nuseje shkodre”

ShkodraWeb 18 October, 2017
iriselezi

Përveç vlerave dhe trashëgimisë që ruan brenda tij, Arkivi Qendror Shtetëror  i Filmit nuk e ka plotësuar sa duhet rolin e tij për ti folur publikut.  Kështu u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të drejtoreshës së re të AQSHF-së, Iris Elezi, ku dhe zbuloi se cila do të jetë qasja e re e këtij institucioni sa i takon raportit me publikun e gjerë.

“Ka një rol që arkivi nuk e ka plotësuar sa duhet: është roli që duhet ti flasë publikut dhe për këtë kërkon energji, dëshirë dhe organizim. Dhe ky do të jetë aksioni  i ri  i Arkivit të Filmit. Në këtë mandat AQSHF do të jetë një ndër institucionet qendrore dhe prioritar për Ministrinë e Kulturës”,- tha Kumbaro.

Ministrja e Kulturës më tej tha se qëllimi është që Arkivi të jetë një institucion  i gjallë,  i cili të shkojë dhe të afrojë publikun e të gjitha grupmoshave, gjë që sipas Kumbaros tashmë është më e lehtë me integrimin e programit kombëtar “Edukimi përmes kulturës”.

https://www.facebook.com/mirela.kumbaro/videos/10214665631975845/

“Synimi ynë është që edhe në kuadër të programit kombëtar “Edukimi përmes kulturës”, Arkivi të jetë një institucion  i rëndësishëm për të sotmen dhe për të ardhmen dhe mbi të gjitha, duhet që të jetë  jo  thjesht një material raftesh, por duhet të jetë një material  i gjallë. Ne sot nuk e kemi në pikturën kulturore të Tiranës Arkivin si  një institucion të gjallë ku duhet të tërheqim grupmosha të ndryshme. Ndaj jemi ne që duhet të bëhemi mjaftueshëm atraktiv, mjaftueshëm interesant, mjaftueshëm provokues për të tërhequr publikun. Që nga ky moment duhet të jetë arkivi që duhet të lëvizë, ku në kuadër edhe të programit të edukimit, por edhe pse kujtesa për ne bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe unë besoj shumë fort në këtë periudhë,  që kujtesa bëhet e rëndësishme dhe e besueshme përmes objekteve, përmes fakteve, jo gjithmonë vetëm përmes dëshmive. Vendet ku kanë ndodhur gjërat, fotografitë, faktet ndonjëherë flasin shumë më tepër sesa njerëzit. Ndaj Arkivi është një thesar ku imazhet duhet të flasin”, vijoi më tej në fjalën e saj ministrja Kumbaro.

Ndërsa drejtoresha e re e këtij institucioni, Iris Elezi  tha se “përhapja e kinematografisë sonë kombëtare me gjithë polemikat dhe kompleksitetin e saj, është vitale si për studime kritike anembanë globit, ashtu edhe për arkivistët, kritikët dhe kineastët e brezit të ardhshëm Shqiptar”

“Që kinemaja shqiptare të mos jetë vetëm një fusnotë apo informatë plotësonjëse në kronikën e kinematografisë botërore, ne duhet të promovojmë dhe të ruajmë të sigurt të gjithë koleksionin e filmit artistik, atij dokumentar dhe të animuar, në të ardhmen. Kam besim në vizionin dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës sepse kam parë shembuj të arkivave që kanë gjetur zgjidhje për të ngadalësuar zhdukjen e imazhit filmik në Danimarkë, Hollandë edhe akoma më afër nesh, si në vendet fqinje Slloveni & Maqedoni. Mbi të gjitha e gjej shpresën kur shoh këtu në hapësirën e dikurshme të Kinostudios profesionistët që punuan dhe na ndryshuan jetën nëpërmjet imazheve të ruajtura brenda këtyre mureve”, tha Elezi.

Drejtoresha e re e AQSHF-së, regjisorja Iris Elez i u zgjodh në krye të këtij institucioni pas konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës. Elezi është e njohur si regjisore e filmit “Bota”, me disa nominime dhe çmime në festivalet ndërkombëtarë.

Iris Elezi eshte bashkeshortja e amerikano- shkodranit te shquar Thomas Logoreci, i cili ka nje aktivitet te spikatur ne fushen e kinematografise.

Post navigation

Previous: CHAMPIONS LEAGUE/ Vllaznia U-19 mundet edhe ne “Loro Borici” nga Zimbru i Moldavise
Next: Bie nje tjeter drejtor i larte i LSI-se, shkodranin e zevendeson zedhenesja e Edi Rames

TË FUNDIT

eurovision song contest 2026 winner

Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të…

ShkodraWeb 17 May, 2026
eden dani x-factor kids 2026

FANTASTIKE – Eden Dani fiton X-Factor Kids, hera e pestë që Shkodra fiton këtë konkurs kënge…

ShkodraWeb 4 April, 2026
x-factor kids 2026

FANTASTIKE – Eden Dani në finalen e madhe të X-Factor Kids, Shkodra fidanishte e pashterrshme talentesh

ShkodraWeb 28 March, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.