Qendra e Studimeve Albanologjike ne bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Bibliotekën e Universitetit organizuan një aktivitet në nderim të kontributit të dhënë nga akademikët për të mirën e universitetit dhe shkencës shqiptare.
I ftuar në këtë takim Akademiku Bahri Beci u shpreh se e ndjen veten të pasur teksa është pjesë e këtij organizimi dhe se puna e bërë nga Instituti e Studimeve Albanologjike meriton nderim deri në rang nderkombëtar.
Ky organizim sjell në formën e një treguesi kronologjik botimet e pedagogëve të USH- së që prej vitit 2003 deri ne 2020, të cilat vijnë në formën e monografive, teksteve shkollore, letrare etj.