Një person humbi jetën pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Viktima është identifikuar si Zef Stenaj, 61-vjeç, ndërsa sipas policisë, ngjarja ndodhi , tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”. Një automjet me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues 61-vjeçari, ku ky i fundit nuk ka mundur t’i shpëtojë përplasjes. Drejtuesi i mjetit është dërguar në komisariatin e Lezhës, ndërsa policia vijon hetimin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.