Një aksident është verifikuar para pak minutave në superstradën Shkodër- Hani i Hotit.
Tre mjete janë përplasur mes tyre, në rrethana që pritet të sqarohen në vijimësi të ekspertizës.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në segmentin Koplik- Hani i Hotit të supërstradës dhe ka dy të lënduar.
Në vendngjarje janë tashmë policia por edhe ambulanca, teksa nuk dihet si paraqitet gjendja e të plagosurve nga aksidenti.