Detaje të reja kanë dalë për Gjergj Krygja, 43-vjeçar i cili u ekzekutua paraditën e sotme me armë zjarri në fshatin Sumë të Pultit në Dukagjin të Shkodrës
Mësohet se viktima Gjergj Krygja, ka qënë komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2015 në Qendrën e Votimit numër 0092. Ka qënë pikërisht kjo qendër votimi ajo që u denoncua nga PD-ja se i ishin vjedhur masivisht vota nga koalicioni PS-LSI.
Asokohe deputeti i PD-së Eduart Halimi, i cili sot është tërhequr nga politika, ka bërë deklarata dhe ka publikuar video ku denonconte se si vidheshin votat nga komisionerët socialistë.
Duke publikuar edhe videon e mësipërme të siguruar nga ShkodraWeb Media, Partia Demokratike pretendonte se kishte humbur vota në njësinë administrative të Pultit në Shkodër.