Katër efektivë të policisë së Fierit u bllokuan mëngjesin e sotëm në makinë. Efektivët rrezikuan jetën e tyre teksa askush nuk po u shkonte në ndihmë për më shumë se një orë. U desh mbërritja e Forcave të Armatosura që ata të shpëtonin mrekullisht.
Në pamjet e publikuara, shihet momenti dramatik ku efektivët ndodheshin në rrezik për jetën. Lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati, duke çarë argjinaturat dhe duke përmbytur disa fshatra përreth.