![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/ulsi-manja-harta-e-re-gjyqesore-2022.jpg?x28643)
Është miratuar harta e re gjyqësore. Në një komunikim për mediat, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu theksoi se është produkt i një pune tre vjeçare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Sot është miratuar harta e re gjyqësore. Ky është një hap i rëndësishme i Reformës në Drejtësisë. Është produkt i një punë të shkëlqyer tre vjeçare të Këshillit të lartë Gjyqësor.
Në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor. Implementi i hartës do të bëhet me faza. Harta e re do të standardizojë kohën e mesatares së dhënë të një vendimi , do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë. Këtë fazë tranzitore do ta shfrytëzojmë për ndërgjegjësim dhe përfshirje të qytetarëve.”, tha Manja.