
Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini nuk ka kaluar Vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar të martën drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjës, Shahinin
Trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunlida Bekteshi dhe Xhensila Pine, pas hetimit të zhvilluar ndaj tij vendosën shkarkimin e prokurorit Shahini, i cili kishte dhe një karrierë të gjatë në organin e akuzës.
Ai fillimisht ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai është emëruar prokuror në Sarandë në vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri në vitin 2016, ku me dekret të Presidentit të Republikës u transferua si drejtues i Prokurorisë së Lushnjës.