
Për transportimin e fashikujve të dosjes në ngarkim të ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, duhet të përdoret “karrel”, një si lloj karroce që zakonisht e përdorin në aeroporte në transportin e valixheve të rënda. Një pamje e tillë, ka habitur të pranishmit në mjediset e gjykatës, me të cilën duket se Tahiri duhet të përballet për disa vepra penale. Vetë punonjësit e gjykatës, janë detyruar ta transportojnë dosjen me dhjetëra fashikuj me karrocë me rrota drejt seancës gjyqësore siç mund të shihni në foto.
Prokuroria për Kr.ime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë. Pritet që gjatë seancës së sotme avokati i Tahirit të kërkojë gjykim të shkurtuar. Më herët ai ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova shtesë për klientin e tij.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!