Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DETAJET/ Personat e kapur si bashkëpunëtorë në pritën ndaj Nard Polisë, u zbuluan nga kamerat e sigurisë… (foto)

ShkodraWeb 26 March, 2019
motor djegur ura mesit polia

Dy vëllezër nga Shkodra kanë luajtur rol kyç në pritën ndaj Nard Polisë, ngjarje e ndodhur më 20 mars në Grudë të Re të Shkodrës. Kleandro Toma, 29 vjeç, dhe Gilbert Toma, 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, sipas hetuesve i kanë ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme autorit të ngjarjes, duke i mundësuar strehimin, armatimin dhe mjetet për t’u larguar nga vendngjarja.

I përfshirë është dhe një bashkëpunëtori i tretë, Alfred Martini. 20-vjeçari, banor i fshatit Bardhaj, jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja, dyshohet të këtë luajtur rolin e ndihmësit, duke qenë se e njihte mirë zonën.

Autori është identifikuar nga Policia, por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por jepen vetëm inicialet K.S., 29 vjeç. Ndonëse autori dhe tre bashkëpunëtorët janë nga Shkodra, sipas hetuesve  është e porositur nga të tjerë persona, të cilët kanë paguar për egzekutimin e 32-vjeçarit nga Thethi.

Tre të rinjtë dyshohen si bashkëpunëtorë në pritën ndaj 32-vjeçarit Nard Polia, ndërsa autori është i shpalluri në kërkim, 29-vjeçari K.S. Dy vëllezërit Toma dhe Alfred Martini kanë ndihmuar autorin e vrasjes që të largohet me makinë pas djegies së motorit, te vendi i quajtur “Ura e Mesit”. Tre bashkëpunëtorët janë zbuluar nga një kamerë sigurie. Dy vëllezërit Toma dhe Martini shfaqen në automjetin që ndihmon autorin e krimit të largohet pas djegies së motorit.

Operacioni për ndalimin e tyre u bë me ndihmën e Forcave Operacionale nga Tirana. Nga hetimet e Prokurorisë Shkodër rezulton se tre të arrestuarit, në mënyrë të drejtpërdrejtë me veprimet e kryera, kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje të Nard Polisë. Pas ngjarjes, Policia dhe Prokuroria i kanë mbajtur në përgjim tre të arrestuarit, në mënyrë që të siguroheshin prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit, i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorit dhe largimin bashkë me ekzekutorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Policia në fund shton se vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, motivin e saj, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 32- vjeçarit. Ka dyshime se vrasja e 32-vjeçarit ka lidhje me të kaluarën e tij në Itali, ku kishte precedentë penalë.

Kur ishte 23 vjeç, Nard Polia është arrestuar në shtetin fqinj me akuzën e trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Trevizos dhe Venecias, por edhe për vjedhje me dhunë. Nisur nga fakti se ishte dënuar vetëm 4 vite, ka dyshime se kjo mund të ketë sjellë prishje të marrëdhënieve me bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, të cilët mund të kenë menduar se Polia ka bashkëpunuar me drejtësinë. /Nga Senad NIKSHIQI, PanoramA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NDODH EDHE KËSHTU/ Fashikujt e dosjes në ngarkim të ish- ministrit Tahiri mund të transportohen vetëm me…karrocë… (foto)
Artikull pasardhës: DETAJE/ Bashkëpunëtorët në pritën ndaj Jurgen Kurtit pranojnë përfshirjen, tregojnë sa para kanë marrë por jo porositësin…

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
baks- rrjoll 18 shkurt 2026

VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.