Sebastian Vettel është fituesi i kësaj javë në “Formula 1” në Çmimin e Madh të Kanadasë.
Gjermani u duk sikur humbi pas 2 garave të para, por më në fund është rikthyer te jetë protagonist e të marrë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, 1 pikë më shumë se Lewis Hamilton, i cili sot u rendit në vendin e pestë.
Në podium arritën të ngjiteshin Valteri Bottas si i dyti dhe Max Versttapen si i treti. Kujtojmë që të gjithë pilotet si Vettel, Bottas, Versttapen e Hamilton e nisin garën në ato pozicione të cilat e filluan.