Skuadra e Romës ia doli të përmbyste humbjen e parë ndaj Shaktar Donjetsk. Në Ukrainë, sfida ishte mbyllur me fitoren e Shaktarit në shifrat 2-1, dhe ekipit të Di Françeskos sot i duhej patjetër fitorja, për të siguruar një biletë për në çerekfinale. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e të dytës, ishte Xheko ai që mendoi për të zhbllokuar takimin. Roma ishte më kërkuese në këtë sfidë, dhe nuk i la shumë hapësira Shaktarit. Deri në fund, vlen të përmendet edhe një karton i kuq për ukrainasit, i marrë nga Ordets në minutën e 79-të, që ia bëri më të vështirë ndeshjen ekipit të tij. Kështu, Roma është ekipi tjetër që kualifikohet për në çerekfinale.