Eshte denuar me 14 vjet heqje lirie Emiliano Shullazi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal ndërsa Gilmando Dani është dënuar me 12 vite, e Indrit Qyqja 10 vite burg, Endri Zela 10 vjet burg. Prokuroria kërkoi 64 vite burg për anëtarët e bandës.