Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zgjedhur Shkodrën si qytetin e parë për të zhvilluar një takim. Lleshi është takuar me drejtuesit më te larte te policisë vendore te Shkodrës.
Sipas burimeve disa prej çështjeve që po diskutohen është goditja e kriminalitetit, zbardhja e disa ngjarjeve te bujshme si dhe shtimi i kontrolleve kudo ne qytet për elementet e mundshëm kriminal.
Po ashtu pjese e diskutimeve është edhe punimet e reja qe po behën për ndërtimin e komisariatit te ri te Shkodrës. Zëvendësministri Lleshi ndodhet ne ketë takim qe vijon prej 1 orë e gjysmë. /Nga Senad NIKSHIQI/