Dritan Prifti, ish- minister dhe ish- deputet eshte ndare nga jeta. Prej nje kohe te gjate ai po luftonte me nje semundje te rende, e cila sot i mori edhe jeten. Kohet e fundit ishte per kurim ne Itali por pa sukses, per te vijuar me pas edhe ne Gjermani ne nje klinike te specializuar. Pasditen e djeshme ai u kthye ne Shqiperi dhe gjendja e tij shendetesore ishte shume e rende. Ne maj te ketij viti Prifti deklaroi se nuk mund te behej pjese e zgjedhjeve pikerisht per shkak te semundjes, duke shprehur besimin se do ta kalonte edhe kete sfide. Ne fakt, ish- ministri qe kaloi shume peripeci ne politike, nuk ja doli dhe sot nderroi jete. /ShkodraWeb/