Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të pasdites. Sipas informacioneve, mësohet se janë mb.ytur ne rezervuarin e Alarupit ne Pogradec dy persona. Fatkeqësisht tashmë është e konfirmuar se janë mb.ytur nene e bije. Vajza, rreth moshës 10 vjeç, ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna. e identifikuar si Liri Mazelli, ka hyrë për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mb.ytur të dyja. Policia eshte nisur drejt vendit te ngjarjes.
Njoftimi i policisë;
Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mb.ytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vd.ekjen edhe ajo, si pasojë e mb.ytjes në ujë.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.