ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO+FOTO/ Tronditet qyteti bregdetar, sherri i momentit i merr jetën një personi tek “Plazhi i vjetër”… (emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Vlorës. Nga të dhënat e para raportohet se një person është vr.arë me mjete të forta në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Sipas informacioneve të para, personi që humbi jetën pas goditjeve, është rreth 56 vjeç. Raportohet se viktima eshte indentifikuar si Stavro Mino, i cili ka qene me pare i denuar me 6 muaj burg per akuzen “D.hune ne
familje”.

Versioni i policisë

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, ku dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 56 vjeçari Stavro Mino, ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.