Adiola Lakra, 26-vjeçarja, që është kapur nga Policia si bashkëpunëtore në èkzékùtimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa te Komuna e Parisit mbrëmjen e 11 qershorit e kishte njohur Billën në rrjetin social Instagram dhe prej një viti ishin në një lidhje intime. Profilin në Instagram, Billa e kishte hapur vetëm 2 ditë pasi doli nga búrgù me emrin Daja OTR.
26-vjeçarja është marrë në pyetje me argumentin për tu bërë bashkëpunëtore e drejtësisë dhe për të treguar nëse ka pasur dijeni për tentativa të tjera átèntati ndaj Hekuran Billës.
Pasi u bënë miq në këtë rrjet social dhe shkëmbyen disa mesazhe, u takuan. Vajza ka treguar se me Hekuranin nuk kishte një lidhje të vazhdueshme, por frekuentoheshin herë pas here, kur Hekurani vinte në kryeqytet. Edhe mbrëmjen e 11 qershorit e kishin lënë për t’u takuar në zonën e Komunës së Parisit.
Për të vërtetuar përfshirjen e Adjola Lakrës në këtë ngjarje hetuesit janë ndihmuar nga dëshmitë e mikeshave të 26-vjeçares, të cilat faktojnë njohjen e saj me Billën dhe nga dëshmia e një punonjësi të një biznesi që jep makina me qira, i cili ka thënë se ka parë 26-vjeçaren së bashku me Sebastian Malin disa ditë pas krimit, raporton BW.
Vajza ka treguar për policinë se nuk ka pasur asnjë dijeni për planin e átèntátit dhe kur mësoi se Hekuran Billa ishte èkzékùtuar kishte mbyllur çdo rrjet social dhe kishte ndërruar numrin e telefonit. Pas kapjes të mikut të saj, Sebastiano Mali, ajo ishte zhvendosur nga Tirana në Berat, ku jetonte në banesën e një shoqeje, aty ku edhe u ndalua nga policia.
Sipas vajzës mbrëmjen e 11 qershorit, dhe më herët ka biseduar për tu takuar me Hekuran Billën. Vetëm 40 minuta para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ajo është telefonuar nga Hekuran Billa dhe i është lënë takim në zonën e Komunës së Parisit.
Ndërkohë, mësohet se vajza është implikuar në këtë ngjarje edhe nga një dëshmitar tjetër, punonjës i servisit, aty ku edhe Sebastian Mali mori me qíra makinë në servis në zonën e Laprakës.
Mbrëmjen e 11 qershorit kur Mali ka shkuar për të lënë me qìra dhe për të marrë automjetin tip Smart ka qenë një nga punonjësit e këtij servisi që i ka thënë policisë se ditën kur është dorëzuar njëri mjet dhe është marrë Smarti, Sebastian Mali ishte me një vajzë për të cilën i kishte pohuar se është e dashura e tij.
Kjo vajzë sipas dëshmitarit ishte futur menjëherë në automjetin Smart, sipas dëshmisë së tij vajza ishte e trembur njësoj si Sebastian Mali, raporton ABCnews.