Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vajza fejohet me nje djale 10 vjet me te madh, ai e perdhunon dhe shpallet ne kerkim nga policia

ShkodraWeb 18 August, 2017
vajza
Policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, i cili është denoncuar për marrëdhënie seksuale me dhunë nga e fejuara e tij. Kallëzimi në ngarkim të tij është bërë në Komisariatin nr.1 nga 20-vjeçarja me iniciale R.L., e cila pretendon se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe jashtë dëshirës së saj, përgjatë dy muajve të fundit.
Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shkuar menjëherë në adresën ku supozohej se ndodhej i dyshuari me iniciale J.H., por ai nuk është gjetur aty. Nga ana tjetër, edhe vetë e dëmtuara, në deklarimet e saj ka treguar se prej disa ditësh telefoni i tij del vazhdimisht i fikur dhe ai nuk u është përgjigjur as mesazheve të saj.
Policia tha se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria, pasi herën e fundit që ka abuzuar seksualisht me të fejuarën e tij, 10 vjet më të vogël, kjo e fundit e ka paralajmëruar se do ta denonconte në Polici. Vajza ka treguar se ishte fejuar me 30-vjeçarin para rreth 6 muajsh, ndërsa dy muaj më parë ai e ka përdhunuar, pasi ajo kishte refuzuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë me të. Pas këtij momenti, i dyshuari i ka premtuar vajzës që nuk do të abuzonte më me të, por nuk duhej t’i tregonte askujt. E megjithatë, vajza ka deklaruar se nuk kishte ndodhur ashtu.
Ai kishte vijuar të abuzonte seksualisht me të, në banesën e prindërve të tij, por edhe të vajzës, sa herë që ndodhej vetëm me të. Madje, vajza pretendon se edhe është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga 30-vjeçari, i cili e kërcënonte që të mos i tregonte askujt, në të kundërt do të ndahej me të dhe do t’u bënte keq familjarëve të saj. Herën e fundit kur është abuzuar ndaj saj, vajza ka arritur të dalë nga shtëpia e tij, duke e paralajmëruar se do të shkonte në Polici.
Megjithatë ajo nuk është paraqitur menjëherë në Polici, pasi ka tentuar të bisedojë me familjarët e të fejuarit, të cilët nuk i janë përgjigjur në telefon. Të njëjtin veprim ka kryer edhe vetë i dyshuari. Në fund ajo ka vendosur që ta denoncojë për veprimet e dhunshme që ai kishte kryer ndaj saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ Shkelqen shkodrani Hamdi Salihi, shenon dy gola dhe i jep fitoren ekipit te tij
Artikull pasardhës: Versioni zyrtar i policise per aksidentin e ndodhur ne Velipoje

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.